Izraeli nuk dëshiron të fillojë ‘luftën e plotë’ me Iranin, thotë ish-ambasadori i OKB-së.
Ish-ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, i tha BBC-së se vendi i tij nuk dëshiron “të nisë një luftë të plotë” me Iranin, por do të “gjente mënyrën e zgjuar për të vepruar” në përgjigje të sulmit me dron dhe raketë të nisur gjatë fundjavës.
Danon është anëtar i Knesset-it për Likud dhe i afërt me kryeministrin Netanyahu.
Ai i thotë programit HardTalk se qeveria do të ndërmarrë veprime “për t’u siguruar që liderët e Iranit do të mendojnë me shumë kujdes herën tjetër përpara se të japin urdhrat për të dërguar raketa balistike dhe raketa lundrimi në Izrael”.