Izraeli nën alert! Ndizen sirenat në pjesën jugore, raketat duken mbi qiell

Një alarm i kuq për raketa është vendosur në Sderot, Ibim, Nir Am, Mefalsim, Gavim dhe Kolegjin Sapir, që të gjitha ndodhen pranë Gazës në Izraelin jugor.

Sistemi i alarmit të kuq është burimi zyrtar i Izraelit për sulmet me raketa të lëshuara ndaj vendit, tek i cili mbështeten çdo ditë miliona izraelitë. Hamasi ka vazhduar të hedhë raketa në drejtim të Izraelit që nga sulmet e 7 tetorit dhe fillimi i luftës në Gaza.

Në foton që shihni, e publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, tregojnë momentin kur raketat e lëshuara nga Gaza kapen nga sistemi Iron Dome i Izraelit.

Iron Dome është projektuar për të mbrojtur kundër armëve me rreze të shkurtër veprimi dhe përdor radarin për të gjurmuar raketat.

Sistemi antiraketor Iron Dome i Izraelit kap raketat e lëshuara nga Gaza, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit, siç shihet nga Ashkeloni, Izrael.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vetëm barazim, Napoli zhgënjen ndaj Udineses

Story i radhës

Ymeri: Tek logoja e VLEN-it shkronja V qenka për VMRO-në jo për Vetëvendosjen!

Të fundit nga