Izraeli mbyll Xhaminë Ibrahimi për besimtarët muslimanë me rastin e festave hebreje

September 16, 2023
1 minut lexim

Izraeli ka mbyllur Xhaminë Ibrahimi në qytetin El-Halil (Hebron) të Bregut Perëndimor për shkak të shënimit të festave hebraike, njoftoi drejtori i xhamisë, raporton Anadolu.

“Forcat izraelite mbyllën Xhaminë Ibrahimi të premten në mbrëmje për besimtarët muslimanë, ndërsa ajo u hap për kolonët izraelitë”, tha Ghassan al-Rajabi për Anadolu.

Ai tha se xhamia do të qëndrojë e mbyllur deri të shtunën në mbrëmje.

Kolonët izraelitë kremtojnë festën Rosh Hashanah nga 15 shtatori deri më 17 shtator të këtij viti. Ata gjithashtu do të shënojnë festën Sukkot në fund të shtatorit dhe festën Simhat Torah më 6 tetor.

Gjatë festave hebraike, ushtria izraelite ua mbyll xhaminë muslimanëve deri në dhjetë ditë në vit.

Pas masakrës së vitit 1994 të 29 besimtarëve palestinezë brenda Xhamisë Ibrahimi nga një kolon ekstremist hebre, Baruch Goldstein, autoritetet izraelite e ndanë kompleksin e xhamisë midis adhuruesve muslimanë dhe hebrenj.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s vendosi në korrik të vitit 2017 të përfshijë Xhaminë Ibrahimi dhe qytetin e vjetër të El-Halilit në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Në El-Halil jetojnë rreth 160.000 myslimanë palestinezë dhe rreth 500 kolonë hebrenj. Këta të fundit jetojnë në një seri enklavash të pastra hebreje të ruajtura fort nga trupat izraelite.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Erdogan akuzon BE-në se po distancohet nga Turqia

Story i radhës

Pika e parë për Fushë Kosovën, barazon me Dritën në Lipjan

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë