Izraeli godet posta ushtarake në Siri pas gjuajtjes me raketa

Ushtria izraelite tha sot se ka goditur posta ushtarake në Sirinë jugperëndimore pas gjuajtjes me raketa nga ana siriane, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se sulmet kishin në shënjestër raketahedhës, të cilët ishin burimi i raketave të lëshuara drejt territorit izraelit.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një burim ushtarak, tha se sulmet ajrore synuan dy posta ushtarake në provincën Deraa, duke rezultuar në “disa humbje materiale”.

Tensionet janë përshkallëzuar në gjithë rajonin në vazhdën e sulmeve masive ajrore izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në territorin izraelit më 7 tetor.

Izraeli e mban të pushtuar zonën siriane të Lartësive të Golanit që nga viti 1967.





Story i mëparshëm

Santiana, Azemit: Me fjalët që thua, del arrogant

Story i radhës

Si u krijua në 2021-2022 inflacioni nga fitimet në Shqipëri, në Rajon nga pagat

Të fundit nga