Izraeli godet autokolonën me armë të Iranit në kufirin Siri-Irak

December 14, 2022
1 minut lexim

Izraeli ka njoftuar se ka bombarduar një autokolonë të ngarkuar me armë iraniane në kufirin e Sirisë me Irakun, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Izraelit, gjenerallejtënant Aviv Kochavi, megjithatë nuk tregoi datën e sulmit ajror, por tha se ai kishte ndodhur disa javë më parë.

“Ne nuk mund të kishim ditur, disa javë më parë, për autokolonën siriane që lëvizte nga Iraku në Siri. Nuk mund të kishim ditur se çfarë kishte atje. Nuk mund të kishim ditur se midis 25 kamionëve, cili ishte kamioni, kamioni numër tetë, ai është kamioni me armë”, tha Kochavi në Universitetin Reichman në Herzliya.

“U detyruam të dërgojmë pilotët. Ata e dinë se si të shmangin raketat tokë-ajër”, shtoi ai.

Kochavi, mandati i të cilit përfundon në janar 2023, pranoi se Irani ndonjëherë ka pasur sukses në kontrabandimin e armëve në Siri dhe për grupin libanez Hezbollah.

“U pengua ëndrra e Iranit për formimin e një Hezbollahu të ri në Lartësitë Golan”, shtoi ai.

Autoritetet iraniane apo irakiane nuk janë prononcuar lidhur me raportin.

Izraeli ka kryer disa sulme ajrore kundër pozicioneve të grupeve të mbështetura nga Irani dhe regjimi sirian që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.

Zyrtarët izraelitë kryesisht përmbahen nga komentimi i sulmeve në territorin sirian.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2022 rritet për 45 për qind

Story i radhës

Juventus nuk heq dorë nga Zaniolo

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë