izraeli dhe hamasi drejt armepushimit ne gaza netanyahu kerkon te shtyje marreveshjen ne daten e inaugurimit te trump 6786a89b25596

Izraeli dhe Hamasi drejt armëpushimit në Gaza, Netanyahu kërkon të shtyjë marrëveshjen në datën e inaugurimit të Trump

January 14, 2025
1 minut lexim

Bisedimet për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite janë në “fazën përfundimtare”, sipas burimeve nga Katari.

BBC raporton se ekzistojnë shenja të mundshme që Izraeli dhe Hamasi mund të arrijnë një marrëveshje armëpushimi, më shumë se 15 muaj pas fillimit të luftës në Gaza. Bisedimet rifilluan këtë mëngjes në Doha, me ndërmjetësuesin kryesor të Katarit që tha se një marrëveshje është “shumë afër”.

Një zyrtar izraelit i tha BBC-së se është bërë “progres i vërtetë” gjatë ditëve të fundit, por marrëveshja ende nuk është finalizuar. Udhëheqësi i Iniciativës Kombëtare Palestineze, një parti politike palestineze, po ashtu e konfirmoi se Hamasi ka pranuar marrëveshjen.

Ndërkohë, një ekspert i ndërmjetësimit sugjeroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të shtyjë arritjen e marrëveshjes deri më 20 janar, në prag të betimit të Donald Trump si president i SHBA-së, duke e cilësuar këtë si një “dhuratë për presidentin e ri.”

Lufta në Gaza filloi pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku rreth 1,200 izraelitë u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng në Gaza. Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në përgjigje, ndërsa ministria e shëndetësisë e Gaza-s njofton se më shumë se 46,600 njerëz janë vrarë gjatë luftës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

asllani serish para proves se derbit 6786a51505033
Story i mëparshëm

Asllani sërish para provës së derbit

nje ekspert punesimi shpjegoi ne detaje se si te rrisni tinezisht pagen tuaj ne nje pune te re 6786aa79e766c
Story i radhës

Një ekspert punësimi shpjegoi në detaje se si të rrisni tinëzisht pagën tuaj në një punë të re

Të fundit nga

Tetova më e pastër me Bilall Kasamin!

4 Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë