Izet Mexhiti: Taravari dhe strukturat e tij janë antipod i BDI-së, nuk besoj se do të kënaqin tifozët e BDI-së

April 14, 2025
1 minut lexim

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar gjatë pjesëmarrjes në emisionin Click Plus se negociatat me Arben Taravarin janë në vazhdim, dhe se nesër pritet të merret një vendim për qëndrimin e tij në koalicionin VLEN. Ai ka theksuar se është e pamundur që dikush të jetë pjesë e VLEN-it dhe njëkohësisht të mbajë bashkëpunim me BDI-në.

“Ne jemi në negociata të vazhdueshme me Taravarin, dhe presim që nesër të sjellim vendimin nëse do të qëndrojmë me VLEN-in ose jo. Nuk mund të jenë pjesë e VLEN-it dhe të kenë njëkohësisht bashkëpunim me BDI-në. Taravari dhe strukturat e tij janë krijuar si antipod i BDI-së, dhe nuk besoj se do ti kënaqin tifozat e BDI-së.”

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mexhiti: VLEN nuk e ka menduar se a mundet Ziadin Sela të zëvendësoj Arben Taravarin në VLEN

Story i radhës

Mexhiti: ASH duhet t’i sqarojë vetes se a do jetë me VLEN-in ose do shkojë me BDI-në

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë