Për herë të parë në Maqedoni ka opozitë të bashkuar shqiptare dhe konkurrencë reale ndaj pushtetit të BDI-së, vlerëson Izet Mexhiti. Duke folur në Klan Debat për zhvillimet aktuale dhe subjektin e ri politik të themeluar prej tij, Mexhiti thotë se tani është krijuar një epokë e re politke tek shqiptarët.
“Maqedonia nuk është në rrugë të duhur. Kjo qeverisje nuk punon në interes të qytetarëve. Kjo qeveri, jo që nuk i shërben qytetarëve, por është e dëmshme për qytetarët në shumë segmente”, thotë Mexhiti.
Ndryshimi veçmë ka filluar të ndodhë sipas Mexhitit.
“Prej gushtit veçmë ka konkurrencë edhe në kampin politik shqiptar… tani e tutja ka një kamp qeveritar që udhëhiqet nga BDI dhe një ‘mish-mashi’ të partive politike dhe kemi për herë të parë një opozitë të bashkuar shqiptare”, thotë Mexhiti në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin.