Izet Mexhiti sot feston 45 pranvera

February 8, 2022
1 minut lexim

Kryetari i parë shqiptar i komunës së Çairit dhe deputeti aktual i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti sot feston 45 vjetorin e lindjes së tij.

Izet Mexhiti lindi më 8 janar 1977 dhe është deputet dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, kurse fakultetin e ka kryer në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Menaxhim financiar dhe kontabilitet.

Eksperiencën profesionale të punës e ka filluar në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, duke ligjëruar lëndët ekonomike nga viti 2001 deri në 2003. Më pas vazhdon si bashkëpunëtorë ekonomik në Postën e Maqedonisë deri në vitin 2005.

Në prill të vitit 2005 zgjidhet kryetar i komunës së Çairit, me çka me sukses filloi të ushtrojë këtë detyrë, pozicion të cilin e mbajti për 3 mandate.

Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës Kryetari i parë Shqiptar i Komunës Çair, implementoi me sukses qindra projekte me çka dhe ndryshoi imazhin kësaj pjese të Shkupit, gjithnjë duke mos hezituar t’i përballojë edhe sfidat më të rënda të cilat u paraqitën në këtë periudhë.

Mexhiti është promotor i ideve për bashkëpunim me sektorin civil, me shoqatat e ndryshme, gjithnjë duke marrë mendimin dhe sugjerimet pozitive që shprehin këto.

Gjatë karrierës së tij, deputeti i BDI-së Izet Mexhiti, veçohet me atë që filloi dhe përfundoi mjaft iniciativa, duke filluar nga ato të infrastrukturës komunale, rrugëve, ndriçimit, e poashtu me zbatimin dhe përkrahjen e shumë manifestimeve dhe vlerave kulturore dhe shpirtërore të qytetarëve të Çairit.

Menaxhimi i tij me këtë komunë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për faktorizimin e fjalës së shqiptarëve në Shkup.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​SHBA-ja regjistron mbi 902 mijë vdekje nga COVID

Story i radhës

Fshesë në BDI, 11 degë do të zgjedhin kryetar dhe kryesi të re

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë