IZET MEXHITI 2

Izet Mexhiti: Rrini rahat! Ndryshimin s’ka kush e ndal, sepse atë e ka kërkuar populli

April 24, 2025
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar me një status të fortë në rrjetet sociale, ku ka theksuar se viktimizimi dhe fajësimi i të tjerëve nuk janë cilësi të liderëve të vërtetë.

“Viktimizimi kurrë nuk ka qenë virtyt i popujve të mëdhenj, as i prirësve të lavdishëm,” ka shkruar Mexhiti në mesazhin e tij, duke kritikuar mënyrën se si disa aktorë politikë shmangin përgjegjësinë për zgjedhjet e tyre.

Ai shton se qytetarët kanë kërkuar ndryshim, dhe ky proces është tashmë i pandalshëm. “Populli kërkon siguri dhe qëndrueshmëri, dhe liderë tek të cilët mund të mbështetet,” shprehet ai, duke nënvizuar rolin e liderit si garantues i besimit dhe dinjitetit.

Në fund të statusit, Mexhiti e përmbyll me një mesazh të qartë dhe të vendosur: “Rrini rahat! Ndryshimin s’ka kush e ndal, sepse atë e ka kërkuar populli.”

Mesazhi i Mexhitit vjen në një kohë kur fushata para zgjedhjeve lokale po intensifikohet, dhe koalicioni qeveritar VLEN synon të fitojë besimin e qytetarëve me premtime dhe qeverisje të përgjegjshme lokale.

MARKETING

RENT A CAR

pas 1 majit e nxjerrim jashte fatmir limani paralajmeron fundin e taravarit ne qeveri 680aa0d16e9b7
Story i mëparshëm

“Pas 1 Majit e nxjerrim jashtë!” – Fatmir Limani paralajmëron fundin e Taravarit në Qeveri

donte drejtesi jo hakmarrje vrasja e babait te roan brahimit gazetarja 64 vjecari do mblidhte niperit per 680aa635e1ada
Story i radhës

“Donte drejtësi, jo hakmarrje”/ Vrasja e babait të Roan Brahimit, gazetarja: 64-vjeçari do mblidhte nipërit për…

Të fundit nga

Moti: Ngrohtë dhe pak vranët sot

Moti i ditës së sotme parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin
ShkoLartë