Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Izet Mexhiti i kontaktuar nga TV21 për tubimin e së hënës, deklaroi se ky tubim është i “artanistëve” duke e ofenduar edhe pjesmarrjen e Ali Ahmetit në ktë tubim.
“Nuk jemi të ftuar. Është tubim i artanistëve. E terrorizuan administratën publike dhe shtetërore, u shkojnë lista me kërcënime se kush do të marrë pjesë. Nga të gjitha qytetet do të barten, gjithandej” – tha nënkryetari i BDI-së, z. Izet Mexhiti për tv21 Maqedoni.
Nga ana tjetër “Grupi i Zjarrit” vazhdon të kontestoj vendimet e Ali Ahmetit ndërsa nga ana tjetër kërkojnë shkarkimin e të gjithë ministrave të BDI-së.