Fjalim i Kryetarit të LD-së, Izet Mexhiti, njëherit edhe bartës i listës në njësinë 1, nga tubimi i VLEN në Gostivar
Mirëmbrëma REKALI, MirëmbramaSHEHERLI, Mirëmbarama MALËSI e Gostivarit!
Mirëmbrama Gostivari i Xhemë Hasës,
Mirëmbrëma Gostivari që VLEN!
I dashur kryetar i tanishëm i Gostivarit dhePresident i ardhshëm, Dr. Arben Taravari!!!
Të nderuar kolegë të koalicionit, Afrim, Bilall e Bekim,
Shumë të nderuar pjesëmarrës të këtij tubimimadhështor,
Sikurse mbrëmë në Zvicër, apo pardje nëGjermani me mërgatë tonë fantastike, edhesonte këtu në Gostivar po e shoh e po e ndjejqë qenkan të hapura dy dyer: E PARA që po inxjerr jashtë klubin e vjetër politik, sepse Ska mo vend për Aliat, Menduhat, Talatat, Ziadinat, Artanat, Bujarat, Gruevskat, eMijallkovat,
Dhe dera e dytë që po mirëpret pa përtesë e pa ndalesë NDRYSHIMIN E MADH, po e mirëpret koalicionin VLEN, koalicionin e shpresës, guximit e unitetit të shqiptarëve.
Nga njëra derë po shkon e keqja. Nga deratjetër po vjen MBARËSIA. PO VJEN NDRYSHIMI, PO VJEN VLEN-i!
I nderuar Arben, në këto zgjedhje ti nuk kekundërkandidat, sepse vetëm një tabor shqiptar e kemi në këto zgjedhje: ai ështëVLEN. Taboret e tjera janë me lista të zeza,te perzime e plot skandale.
Arbeni ynë është i pastër si loti, dhe sipresident do të jetë i të gjithëve, siç ka qenësi kryetar i komunës së Gostivarit.
Marrëveshjet e pazaret e pales tjetër janërezultat i frikës së tyre nga HUMBJA! Por nuk ka Pazar e marrëveshje që e NDAL VULLNETIN E POPULLIT!
Sepse POPULLI kërkon NDRYSHIM.
Ndërsa HAJNAT po kërkojnë SHPËTIM.
POPULLI do të bëjë NDRYSHIMIN duke votuar VLEN.
E HAJNAT nuk do të gjejnë askund strehim.Sepse strehim për kriminel nuk ka.
Ka përgjegjësi para ligjit. Do të ketëpërgjegjësi para gjyqësorit, kur ai do tëçkapet nga qeverisja e korruptuar dhe do tëfunksionojë lirshëm e pa ndikime partiake, pa ndikime të Llotatrise pa ndikme te Soravise pa ndikime te BDI-se, pa ndikime të Serbisë!
Të nderuar gostivaras,
Ju premtojmë se shteti i së drejtës do tëfunksionojë. Do të bëjmë reformë në drejtësi, me veting. Do të nxjerrim nga burgu të gjithëshqiptarët e dënuar padrejtësisht. Problemet e juaja do të gjejnë përgjigje e zgjidhje.
Do të keni një qeveri që dëgjon qytetarin.
Shërben për qytetarin.
Angazhohet për qytetarin.
Të dashur gostivaras,
Dr. Arbenin PO UA MARRIM, sepse ai nuk është më vetëm i Gostivarit. Ai është edhe o Shkupit, edhe o Tetovës, edhe i Kumanovës,edhe i Kërçovës, edhe i Strugës, Prespës,Dibrës, Manastirit e Diasporës.
ME 24 PRILL… AI DO TË JETË KRYETAR I TË GJITHVE!!!
Mos harroni, në ditën e zgjedhjeve Numri 6është numri I NDRYSHIMIT!
Ndryshimi nuk ndalet. Ndryshimi do të fitojë. Ndryshimi VLEN!
SHIHEMI NATËN E FITORES!!!