izet mexhiti nga thellesia e zemres urime per bajramin e madh 67e91e963d0b5

Izet Mexhiti: Nga thellësia e zemrës, urime për Bajramin e Madh

March 30, 2025
1 minut lexim

Zv/Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka uruar besimtarët me rastin e Fitër Bajramit përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë festë si një bekim dhe shpërblim hyjnor pas një muaji agjërimi dhe reflektimi.

Në statusin e tij, Mexhiti theksoi rëndësinë e durimit, vetëpërmbajtjes dhe përkushtimit si vlera të kultivuara gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të cilat janë gjithashtu thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të bashkuar për shoqërinë.

“Ashtu si agjërimi na mësoi durimin, vetëpërmbajtjen dhe përkushtimin, edhe përpjekja jonë e përbashkët për të mirën e përgjithshme kërkon përkushtim, durim dhe sakrificë,” u shpreh ai.

Duke cituar një fragment nga Kur’ani, “Paqja është ajo që është urdhëruar për ty. Dhe o besimtarë, bëni paqe mes jush”, Mexhiti theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit, duke inkurajuar që kjo frymë të shndërrohet në vepra konkrete për të mirën e përbashkët.

Në fund të mesazhit të tij, ai uroi që paqja, mëshira dhe begatia e Zotit të jenë mbi të gjithë, duke theksuar se “ashtu si sakrifica e agjërimit na përgatit për një shpërblim të madh, edhe puna jonë e përbashkët do të sjellë frytet e veta për shoqërinë dhe vendin tonë.”

Gëzuar Fitër Bajramin!

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kjo shenje e horoskopit mendon se eshte me e mire se te gjithe ne cdo gje 67e91a5e3d259
Story i mëparshëm

Kjo shenjë e horoskopit mendon se është më e mirë se të gjithë në çdo gjë

menduh thaci gezuar fiter bajramin te gjitheve 67e91e9b06c92
Story i radhës

Menduh Thaçi: Gëzuar Fitër Bajramin të gjithëve

Të fundit nga

Mickoski dhe Filipçe takohen nesër në Qeveri

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri i partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe nesër në orën 14:0 do të kenë takim në Qeveri. “Sipas komunikimit publik, iniciativave të ndërmarra dhe gatishmërisë së demonstruar nga
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë