izet mexhiti me mesazh prekes pas vdekjes se ismail tocit liria mban edhe emrin tend 6a79a42d211d7

Izet Mexhiti me mesazh prekës pas vdekjes së Ismail Toçit: “Liria mban edhe emrin tënd”

August 10, 2026
1 minut lexim
izet

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Ismail Toçit, të cilin e ka përshkruar si simbol të sakrificës dhe guximit.

Mexhiti ka kujtuar kontributin e Toçit si invalid i luftës së vitit 2001, duke theksuar se ai do të mbetet në kujtesë për sakrificën dhe jetën e tij të përkushtuar ndaj idealeve në të cilat besonte.

“Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ismail Toçit.

Vdekja e tij më preku thellë. Ismaili ishte nga ata njerëz që peshën e luftës nuk e mbajtën vetëm në kujtime, por edhe në trup, deri në fund të jetës. Si invalid i luftës së vitit 2001, ai mbeti simbol i sakrificës, guximit dhe i fitores.

Jeta nuk e kurseu, por ai e jetoi atë me dinjitetin e një njeriu që kishte dhënë shumë për idealet në të cilat besonte. Për mua dhe për shumë të tjerë, Ismail Toçi do të kujtohet me nderim për atë që ishte, për sakrificën që bëri dhe për gjurmën që la pas.

Sot ndahemi prej tij me dhimbje, por edhe me krenari për jetën që jetoi. Jetën e një luftëtari. Jetën e një heroi.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Toçi, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.

Lamtumirë Ismail. Liria mban edhe emrin tënd!”, ka shkruar Mexhiti.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalohet nje person nga rrethina e tetoves voziti pa leje dhe shkaktoi aksident 6a79a2e8667ab
Lajmi i mëparshëm

Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, voziti pa leje dhe shkaktoi aksident

Të fundit nga

Të enjten dhe premten priten reshje shiu

Sot moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, me reshje
ShkoLartë