Izet Mexhiti koordinoi festën paralele të BDI-së në Tetovë me Lëvizjen BESA?!

Disa orë pas shpalljes së njoftimit për shënimin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim zyrtarisht nga partija, manifestim ky që do të mbahet në Shkup, në hotelin Aleksandar Palas, ditën e henë me 5 qershor në ora 14:00. Fraksioni ose i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” i BDI-së shpalosi karshillek ndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së duke dërguar njoftim për manifestim paralel në të njejtën ditë, të njejtën orë, por në Tetovë, përcjell TS.

Një ditë para këtij njoftimi të çuditshëm dhe të papritur, Izet Mexhiti, tani më lider i fraksionit, takoi ish bashkëpartiakun e tij, tash zyrtar i lartë i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani.

Dilema që paraqitet në opinion është se në këtë takim është diskutuar organizimi i manifestimit paralel në Tetovë, me ndihmën e Levizjes BESA për arsye se administrata e qytettit në Tetovë për momentin udhëhiqet nga Bilall Kasami, kryetar i Levizjes BESA, i cili duhet të jep leje për manifestimin, por edhe të sigurojë njerëz për pjesëmarrje.

Ndryshe ditë më parë Levizja Besa dhe Bilall Kasami ju bëri ftesë publike “Grupit të Zjarrit” që t’i bashkangjiten kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit./TS/

 

Story i mëparshëm

Nacho shumë pranë transferimit tek Interi

Story i radhës

Mesiq: Maqedonia e Veriut është gati për hyrje në BE, le të mbizotërojë interesi europian

Të fundit nga