Izet Mexhiti: Kemi siguruar gjashtë autobusë elektrikë për Shkupin

November 24, 2024
1 minut lexim

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe me donacion të Bashkimit Europian, kanë siguruar 6 autobusë ekologjik dhe brenda javës që vjen të njëjtit do t’ja dhurojnë Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit.

Gjithashtu si Qeveri e Maqedonisë së Veriur po shqyrtojmë mundësinë e blerjes së 100-120 autobusëve elektrikë, me qëllim të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit të transportit publik, por edhe për të ndikuar drejtëpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit të Qytetit të Shkupit. Parashihet që këta autobusë përveç NQP Shkup, t’ju shpërndahen edhe komunave të tjera ku ka transport publik urban të organizuar.

Qytetarët për ne janë gjithmonë në rend të parë, andaj edhe fuqishëm do të punojmë për mirëqenien e tyre!”, ka shkruar zv/kryeministri Mexhiti.

 

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Story i radhës

Mickoski: Për kompanitë 1.95% norma e interesit – valë investimesh prej 300 milion euro!

Të fundit nga

ShkoLartë