Izet Mexhiti: Durim, rrini rehat zullumit po i vjen fundi!

Fjalimi integral i Kryetarit të LD-së, Izet Mexhiti, njëherit edhe bartës i listës në njësinë 1, nga tubimi i VLEN sonte në Shkup

Mirëmbrama Çair, vendi ku u rrita, Mirëmbrama Dervend, MirëmbramaKarshiakë, Mirëmbrama Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Strugë, Dibër, Manastir, Ohër, Dollnen, MirëmbramaDiasporë, mirëmbrëma përkrahës tëkoalicionit VLEN, mirëmbrëma ju përkrahës të Lëvizjes VETËVENDOSJE, e mirëmbrama për VOTUESIN E HESHTUR, QË VEÇ I HESHTUR MA NUK ËSHTË, SEPSE HESHTJA JUAJ ME DATË 24 DO TË BËRTET MË FUQISHËM SE KURRË:

DUAM NDRYSHIM! DUAM NDRYSHIM! DUAM NDRYSHIM!

Të nderuar bashkqyetetarë,

Ju e dini që KURRË në jetë nuk kam marrëvendime të ngutshme. Më shumë se 2 vite tëtëra kam lëvizur në çdo lagje, çdo mahallë, çdo fshat e çdo qytet dhe kam dëgjuar vetëm 1 thirrje.

BOLL ISHTE.

BOLL ISHTE për të gjithë ata shqiptarë të dënuar padrejtësisht,

BOLL ISHTE për të gjitha ato familje që në sofrën e Bajramit nuk i kanë më të dashurit e tyre, fëmijët e tyre,

BOLL ISHTE për të gjitha ato familje që ia kanë pa sherrin këtyre kazinove të malkuara,

BOLL ISHTE për të gjithë ato të punësuar në administratë që i kërcënojnë çdo ditë, e rroga në fund të muajit sju del,

BOLL ISHTE për të gjitha ato gra e nëna të cilat me lista e me zor i thërrasin nëpër tubime,

Sonte kam vetëm një porosi: DURIM,RRINI RAHAT, ZULLUMIT PO I VJEN FUNDI!

Të nderuar vëllezër e motra,

Shkupi më ka msu shumë!

Ma ka mësu respektin për krejt: për punëtorine thjeshtë, për Pazargjinë, Zanatlinë, Dyqangjinë, për fëmijët e pleqt, për mësuesite mjekët, për të rinjtë e studentët; për çdonjërin që ka kontribu që ne ta kemi njëmundësi më shumë në Shkup.

Shkupi më ka msu edhe për guximin.

Shkupjani nuk mshefet, shkupiani nuk tutet!

Kurdo që është nevoja shkupjani del në mejdan…

Për pendë e pushkë!

Për punë e mund!

Shkupjanët janë aty!

Sepse Shkupianët e vërtetë nuk tradhtojnë!

Shkupianët nuk e shesin flamurin veq për me i fitu një palë zgjedhje!

Shkupianët NUK e ulin flamurin kuq e zi përnjë grusht vota!

Shkupianët janë e do t’mbesin Bajraktar tëçështjes kombëtare!

Pikërisht ky Çair e Shkup nga viti 2006 deri2008 me gjoks i doli para atyre me të cilëtnga FRIKA E HUMBJES SOT JENI BO BASHKË!

Por të nderuar të pranishëm,

Shkupjani kur prehet në besë, NUK TA HARRON!

Shkupjani kur prehet në besë, TË DËNON!

Prandaj, më 24 prill dhe më 8 maj, pikërisht këtu – në Çair e Shkup, do të ndodhë demontimi politik i Artan Grubit dhe Ali Ahmetit!

Të nderuar Shkupjan në këto zgjedhje situataështë shumë e qartë. Të mërkurën do tëpërballen Arben Taravari si bartës i kauzëskombëtare dhe Bujar Osmani si bartës iaktakuzës penale nga Prokuroria Speciale!

Të nderuar qytetarë, këto zgjedhjepërcaktojnë të ardhmen tonë dhe të femijëvetanë, dhe fundin e epokës së Aliave, Artanave, Menduhave, Ziadinave, Gruevskave, Mijallkovave!

Dhe për ti thënë JO RUSISË, Shqiptarëtfillimisht duhet ti thonë JO BDI-së, JO Llotarisë, JO Soravisë, sepse ato kurrë nuk ithane JO as Llavrovit, as Vuçiçit, as Ballkanittë hapur, as nëntokës serbe që kontrollojnëbashkë me BDI-në kazinot, e as kredive tëshpejta!

Sepse ka ardhur koha për qytetarin në qendër, jo pushtetin për veti e për të bërë emër.

Ka ardhur koha e VLEN-it, ka ardhur koha e President Arbenit.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ndryshimi pa mbështetjen e miqve dhe partnerëve nuk është kuptimplotë. Andaj, më lejoni që nga ky tubim dhe në emër të secilit prej jush t’i them disa fjalë për aleatin tonë kryesor strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

Të dashur miq amerikanë! Maqedonia e Veirut vuan nga epidemia e korrupsionit. Kjo epidemi është përhapur dhe nuk i gjendet ilaçi sepse e njejta parti politike me instalimet e saj qeveris me Maqedoninë e veriut për më shumë se dy dekada! Këtë epidemi, për 22 vjet e kanë ushqyer dhe forcuar ministrat e përjetshëm, drejtorët e përjetshëm, funksionarët e përjetshëm të partisë e cila qysh nga themelimi vazhdimisht është në pushtet.

Për më se dy dekada, zyrtarët e kësaj partie kanë instaluar infrastrukturën e tyre korruptive dhe kriminogjene e cila i ka kapur institucionet, e ka komprometuar pushtetin gjyqësor dhe e ka diskredituar autoritetin e prokurorisë publike. Prandaj, sonte po u them publikisht: koalicioni për ndryshim VLEN do të jetë partneri dhe aleati juaj i palëkundur në punën e vështirë që na pret për të pastruar korrupsionin nga institucionet, për t’i reformuar ato dhe për ta bërë vendin tonë të denjë për t’u bërë vend anëtar i Unionit Europian. Kjo luftë nuk mund të bëhet pa ndihmë dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj!

Të nderuar të pranishëm,

E shoh ditëve të fundit KLANI BDI KAZINO kanë fillu me i rrit llafet e mu trimnu. Një gjë dua tua them. I njoh mirë, shumëë mirë.

Ta dini, sa më shumë i thonë PO EUROPËS, JO RUSISË, dijeni që ethet n’bark ju kanë hypër krimet e korrupsionin që e kanë bë e prejgjyqsis!

Sa më shumë aktrojnë që përplasen me vmroe lsdm për gërdi, dijeni që aq më poshtë n’dygjunj bie Artan Grubi tu lut për me i fal e me i marr n’qeveri!

Pa kushte, jo për popull, vetëm për ta rujtpasurinë e tyre dhe atyre 50 funksionarëve tëpërjetshëm që i keni gjithkund, në çdo vend, në çdo send, thua ti se nuk kemi shqiptarëtjerë të ditshëm e të aftë.

Të nderuar bashkëkombas, të nderuarbashkëudhëtarë të NDRYSHIMIT TË MADH QË PO VJEN, ne ju themi nga ketu, nga SHESHI YNË, SHESHI QË MBAN EMRIN E KRYEHEROIT TONË SKENDERBEU, NGA ZEMRA E SHQIPTARISË, na e jepni MANDATIN neve, BESËN neve, FJALËN neve, VERDIKTIN neve, e atëherë le të bëhenbashkë edhe këto të palës tjetër, VMRO e LSDM, LEVICA e DESNICA, që thërrasinkundër shqiptarëve, se nëse s’dojnë tëbashkëjetojnë me ne, OPSIONET TJERA I KEMI GATI! QË SONTE! NGA KËTU!

Ju faleminderit shumë e mos harroni numrin6. Ai është numri i fitores. Ai është numri indryshimit. Ai është numri që i jep fund uzurpimit.

Ju përshëndesë të gjithëve e në veçanti atëvotuesin e heshtur: Rri rahat, e di që s’mujteme ardhë sonte, po shihemi pasnesër nëfestën e fitores!

NË FUND, PËR SECILIN QË MBRAMË ËSHTË NDJE KEQ, DUA TJU DËRGOJ NJË POROSI TË FUNDIT: POLITIKANËT MBAJNË PËRGJEGJËSI PËR FJALËT DHE SJELLJET E TYRE. EDHE FLAMURI EDHE BAJRAKU JANË TË LARA ME GJAK, ANDAJ JU FTOJ VALËVITNI SA MË LARTË – PËR DINJITETIN, KRENARINË, KOMBIN, RESPEKTIN, BARAZINË, NDERIN, E ASNJËHERË MOS I ULNI POSHTË.

Story i mëparshëm

“Do e marr kollovar”/ Egla flet me Julin për partnerin: Jam super e dashuruar

Story i radhës

Tjetër investim për të ardhmen, Brighton siguron shërbimet e “yllit” ganez

Të fundit nga