izet mexhiti duhet pergjegjesi dhe masa parandaluese pas tragjedise ne kocan 67e5d2e0341b9

Izet Mexhiti: Duhet përgjegjësi dhe masa parandaluese pas tragjedisë në Koçan

March 28, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, në studion e hapur humanitare të televizionit Kanal 5 për donacion për viktimat në Koçan, theksoi rëndësinë e përgjegjësisë dhe masave parandaluese për të shmangur tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

“Është një tragjedi e rëndë dhe çfarëdo që të thuhet është e paktë. Kjo na ka bashkuar të gjithëve, jo vetëm në vend si bashkësi dhe komunitete, por edhe në tërë rajonin. Askush nuk mund ta besonte se brenda pak çastesh do të shuheshin jetët e të rinjve nga 14 deri në 24 vjet. Duhet të mësojmë nga kjo ngjarje, të ndërmerren masa dhe të ketë përgjegjësi,” theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se në një periudhë të shkurtër ka pasur disa raste tragjike të ngjashme, prandaj është e domosdoshme një rishikim i thellë i licencave dhe lejeve për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen.

“Shteti ka marrë vendim që të gjitha ministritë dhe kryetarët e komunave të bëjnë një revizion të çdo licence dhe lejeje për të vepruar në mënyrë parandaluese. Prokuroria dhe gjykatat po e bëjnë punën e tyre dhe përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë kompetenca – të veprojnë me përgjegjësi dhe kujdes maksimal,” tha Mexhiti.

Ai gjithashtu informoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar një proces inspektimi dhe do të shqiptojë dënime për parregullsitë, duke u dhënë afate subjekteve përgjegjëse që brenda 10-15 ditësh të përmirësojnë mangësitë, pa ndikuar në bllokimin e sistemit.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gisele bundchen habit me linjat vetem nje muaj pas lindjes 67e5ceb1cdecd
Story i mëparshëm

Gisele Bundchen habit me linjat vetëm një muaj pas lindjes

gashi kenaqesi qe mora pjese ne mbremjen donatore per te prekurit e tragjedise ne kocan 67e5d2e302a08
Story i radhës

Gashi: Kënaqësi që mora pjesë në mbrëmjen donatore për të prekurit e tragjedisë në Koçan

Të fundit nga

Alarmi i Majkos: Nuk duhet të flemë!

Ndryshe nga cfare parashikojne sondazhet, pandeli majko e sheh me skepticizem 11 majin. Si nje beteje jo te lehte per ps, por edhe si nje udhekryq per vendin. Si nje veteran i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë