ivanovska konstatimet ne raportin e ke se ne i kemi theksuar me heret megjithate nuk jane marre parasysh 6556b38ee3d41

Ivanovska: Konstatimet në raportin e KE-së ne i kemi theksuar më herët, megjithatë nuk janë marrë parasysh

November 17, 2023
1 minut lexim

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në Tetovë ka folur në lidhje me raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut. Ajo tha se konstatimet që janë në raportin e KE-së, KSHKP i ka konstatuar më herët.

Megjithatë ajo tha institucionet vendore nuk i kanë marrë parasysh rekomandimet e KSHPK-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Puna e KSHPK-së raportin e Komisionit Evropian është vlerësuar pozitivisht. Më vjen keq që kemi raport të tillë, megjithatë mund të them 99 nga konstatimet e raportit të KE-së ne i kemi konstatuar që moti. Më vjen keq që institucionet vendore nuk respektohen ndërmjet vete, konkretisht rekomandimet tona nuk respektohen. Unë mendoj se nuk mund të ecim përpara nëse nuk e respektojmë njëri-tjetrin”, tha mes tjerash Ivanovska.

Ajo foli edhe për fushatën që e ka filluar KSHPK nëpër disa shkolla, duke shtuar se fëmijët janë e ardhmja dhe duhet të investohet tek ata.

“Fëmijët janë popullata e re te të cilët duhet të investojmë për t’i mësuar si të përballen me korrupsionin, kërcënimet. Ata janë e ardhmja jonë. Anketat tregojnë se prindërit kërkojnë lidhje, prandaj edhe prindërit duhet të kenë kujdes”, tha Ivanovska.

MARKETING

RENT A CAR

mariciqi integrimi evropian eshte zgjidhja e vetme per maqedonine e veriut 6556b0f70d7ee
Story i mëparshëm

Mariçiqi: Integrimi evropian është zgjidhja e vetme për Maqedoninë e Veriut

ali ahmeti rrugetimi i bdi se ka pasur plot sfida mirepo sot them se ja vlen gjithcka 6556cd1856497
Story i radhës

Ali Ahmeti: Rrugëtimi i BDI-së ka pasur plot sfida mirëpo sot them se ja vlen gjithçka

Të fundit nga

LSDM kundër Sllaveskit si guvernator

19 Shkup, 22 maj – Opozitarja LSDM nuk do ta përkrahë propozimin që Trajko Sllaveski të jetë guvernatori i ri i Bankës popullore. Koordinatori i grupit të deputetëve Oliver Spasovski shpjegoi se
ShkoLartë