3
Shkup, 27 mars – Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska theksoi se fajin më të madh në mënyrë hierarkike e kanë bartësit e funksioneve publike.
“Qeveria kur formohet një qeveri kemi kryeministër, kryeministri delegon, autorizon ministrat, ata duhet të punojnë me dikastere të veçanta. Në këtë rast ministri i Ekonomisë punon me një dikaster të madh, i cili është përgjegjës për shumë gjëra, përfshirë këtu edhe objektet e hotelierisë, dmth për dhënien e licencave.
Ne i kemi theksuar këto rreziqe korruptive. Sa herë që sektori privat dhe publik vijnë në kontakt, rreziqet e korrupsionit bëhen shumë të larta”, thotë Ivanovska në “TV21”.
BURIMI: zhurnal.mk