iva mihajllova do te gjykohet ne mungese nuk eshte e kapshme per organet shteterore 6ad9f587d0383

Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

October 22, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka propozuar, ndërsa gjykata ka marrë vendim që Iva Mihajllova, e akuzuar për vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, të gjykohet në mungesë, pasi ajo nuk është e kapshme për organet shtetërore.

“Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, është marrë vendim që Iva Mihajllova, e akuzuar për vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, të gjykohet në mungesë, pasi ajo nuk është e kapshme për organet shtetërore”, njoftoi Prokuroria.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 9 nëntor 2026, në orën 09:00.

Rasti lidhet me aksidentin e rëndë të trafikut pranë Koçanit, në të cilin humbi jetën Besim Durmishi, ndërsa disa persona të tjerë u lënduan. Mihajllova akuzohet për veprën penale që lidhet me sigurinë në komunikacion.

Çështja mori vëmendje të madhe publike pas raportimeve se Mihajllova ishte larguar drejt Bullgarisë, ku, sipas deklarimeve të saj, kishte shkuar për trajtim mjekësor. Largimi i saj nga Maqedonia e Veriut ka nxitur reagime edhe për mundësinë e sigurimit të pranisë së saj në procedurën gjyqësore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stresi ben paralajmerimin e forte per protestat 6ad9f5854fc47
Lajmi i mëparshëm

Stresi bën paralajmërimin e fortë për protestat

mickoski nga samiti ne mal te zi pres mesazhe te fuqishme per integrimin e ballkanit perendimor ne be 6ad9fc567cd0b
Lajmi i radhës

Mickoski nga Samiti në Mal të Zi: Pres mesazhe të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Të fundit nga

ShkoLartë