stresi ben paralajmerimin e forte per protestat 6ad9f5854fc47

Stresi bën paralajmërimin e fortë për protestat

October 22, 2026
1 minut lexim

Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka bërë thirrje për bojkotimin e klubeve të natës këtë të shtunë.

Përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku shfaqet turma e protestuesve në rrugë, reperi ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e mbështetjes nga artistët e njohur të estradës.

“Grekë janë, s’janë shqiptarë! Ndaj të shtunën, meqë jemi pushim, të gjithë bojkotoni klubet e natës. Asnjë nga VIP-at që këndojnë nuk janë në terren me ne, kështu që të shtunën të gjithë bashkë”, ka shkruar ai.

Me këtë thirrje, Stresi u kërkon qytetarëve që të mos frekuentojnë klubet e natës ku performojnë artistët shqiptarë, si një formë proteste ndaj mungesës së tyre në protestat dhe kauzat që ai po mbështet.

Mbetet të shihet nëse kjo thirrje e reperit do të gjejë mbështetje te publiku dhe nëse ndonjë nga artistët e estradës do të reagojë lidhur me këtë deklaratë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndahet nga jeta ne turqi linda guler humanistja dhe zeri i dashur i programeve per femije 6ad9f58322b67
Lajmi i mëparshëm

Ndahet nga jeta në Turqi Linda Güler, humanistja dhe zëri i dashur i programeve për fëmijë

iva mihajllova do te gjykohet ne mungese nuk eshte e kapshme per organet shteterore 6ad9f587d0383
Lajmi i radhës

Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

Të fundit nga

ShkoLartë