Një çift shqiptaro-italian kishin zgjedhur “Prestige Resort” për të kaluar disa ditë relaksi në bregdetin tonë por janë hasur me një situatë skandaloze për shkak të fadromës e cila prej tre ditësh vijon të prishë qetësinë e tyre.
Për mikrofonin e News 24 ata thonë se ndihen mjaft të zhgënjyer nga kjo situatë. Shtetasi italian thekson se nuk kanë pritur të përballen me një situatë të tillë.
“Është acaruese për mua. Na kanë prishur pushimet. Unë jam një turist italian. Kam parë shumë por jo si kjo këtu. Ne kishim parashikuar tjetër gjë. Çfarëdo që të them vijoj të jem i zhgënjyer. Nuk mund ta prisnim një gjë të tillë”, thotë ai.
Ndërsa bashkëshortja e tij shqiptare shprehet se i shoqi vjen për herë të parë për pushime në Shqipëri por nga pamja që ka parë këto ditë ai thotë se nuk do të rikthehet më këtu.
“Kjo është hera e parë që vjen sepse kishte frikë. Unë ia mbusha mendjen por tani që u përball me këtë gjë nuk ka më dëshirë të kthehet këtu. Më vjen keq për vendin tim por një gjë e tillë nuk mund të lejohet në vitin 2022.
Jemi terrorizuar. Dje dola nga ballkoni, u zgjova nga zhurmat. Kisha frikë mos na hedhin edhe hotelin. Ne do rrinim më shumë por tani nuk mund të rrimë. As mëngjesin nuk e hëngrën dot. Më vjen keq për vendin tim sepse po tregohet një figurë tjetër e Shqipërisë”,thekson ajo.