Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për heqje të prostatës, si paraqitet gjendja shëndetësore e Netanyahut?

December 30, 2024
1 minut lexim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu nënshtrua sot një operacioni të suksesshëm të prostatës.

Qendra Mjekësore Hadassah e Jerusalemit njoftoi se ndërhyrja kirurgjikale u krye pa komplikacione dhe se prostata u hoq me sukses.

Netanyahu u vu nën anestezi të përgjithshme për operacionin. Mjekët thanë se ai është zgjuar tashmë dhe se është në gjendje të mirë.

Shtatëdhjetë e pesë vjeçari, është në mesin e udhëheqësve më moshën më të madhe në botë, mes tyre Presidenti amerikan Joe Biden, 82 vjeç, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, 78 vjeç, Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva, 79 vjeç, si dhe Papa Françesku, 88 vjeç.

Problemet me prostatën e janë të zakonshme tek meshkujt në moshë të madhe, por operacioni mund të ketë pasoja.

Gjyqtarët që po mbikëqyrin procesin gjyqësor në ngarkim të zotit Netanyahu e pranuan kërkesën e avokatit të tij të dielën, për të anuluar tre ditë dëshmish të planifikuara për këtë javë, për shkak të shtrimit të tij në spital për “disa ditë”.

Zyra e Netanyahut tha se ministri i drejtësisë Yariv Levin, një aleat i ngushtë i tij, do të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë operacionit.

Problemet me prostatën janë të zakonshme dhe në shumë raste lehtësisht të trajtueshme. Megjithatë, operacioni duket se zbeh disi imazhin e zotit Netanyahut në një kohë kur ai më shumë se kurrë do të dëshironte të shfaqej i fortë, ndërsa vendi i tij përballet me kërcënime të vazhdueshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Memetriza Hamza do të jetë lojtar i ri i Struga Trim Lum

Story i radhës

Mark Wright dhe Michelle Keegan po presin fëmijën e tyre të parë

Të fundit nga

ShkoLartë