Iu mohua hyrja në vendlindje, gazetarja shtatzënë nga Zelanda e Re u kërkoi ndihmë talibanëve

Një gazetare shtatzënë nga Zelanda e Re ka thënë se asaj iu desh t’i drejtohej talibanëve për ndihmë pasi u mbyll jashtë vendit të saj për shkak të rregullave të rrepta të koronavirusit.

Charlotte Bellis, e cila punonte për Al Jazeera, tha se ishte “brutalisht ironike” që ajo dikur kishte marrë në pyetje talibanët për trajtimin e tyre ndaj grave dhe vajzave dhe tani po i bënte të njëjtën pyetje qeverisë së saj.

“Kur talibanët u ofrojnë, një gruaje shtatzënë dhe të pamartuar, një strehë të sigurt, ju e dini që situata juaj është e ngatërruar”, shkroi ajo në New Zealand Herald.

Zelanda e Re ka vendosur disa nga bllokimet më të rrepta në botë, duke mbyllur kufijtë e saj dhe duke raportuar vetëm 52 vdekje nga virusi në mesin e pesë milionë banorëve të saj.

Vendi kërkon që qytetarët e kthyer të kalojnë 10 ditë në hotele karantine të drejtuara nga ushtria. Historitë e qytetarëve të bllokuar jashtë vendit në rrethana të rënda kanë shkaktuar turp për kryeministren Jacinda Ardern.

Bellis tha se vajza e saj u ngjiz një javë pasi mori pjesë në konferencën e parë për shtyp të talibanëve që kur ata morën pushtetin. Prej vitesh mjekët i kishin thënë se nuk mund të kishte fëmijë, pastaj “gjatë rënies së Kabulit, një mrekulli”, shkruan CNN.

Ajo e kuptoi se ishte shtatzënë me partnerin e saj, fotografin e pavarur Jim Huylebroek, një bashkëpunëtor i The New York Times, disa ditë pasi u kthye në Katar, ku është e paligjshme të jesh shtatzënë dhe e pamartuar.

Pikërisht këtu asaj iu tha nga një mjek se: “Unë nuk mund të të trajtoj dhe mund të them vetëm se duhet të martohesh ose të largohesh nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur”.

Bellis u përpoq vazhdimisht të kthehej në Zelandën e Re, por pa sukses. Ajo dha dorëheqjen edhe nga Al Jazeera në nëntor.

I vetmi vend tjetër që çifti kishte viza për të jetuar ishte Afganistani.

Ajo shkroi: “Kam organizuar një takim me kontakte të larta talibane. E dini se jam duke u takuar me Jim nga New York Times, por ne nuk jemi të martuar, apo jo?”

“Po, po ne ju respektojmë të dy dhe jeni të huaj, kjo varet nga ju. Vazhdova me nervozizëm. Epo, unë jam shtatzënë dhe nuk mund të kthehem në Zelandën e Re. Nëse vij në Kabul, a do të kemi problem?”, rrëfeu Bellis.

“Një përktheu për tjetrin dhe ata buzëqeshën. Ata më pas më thanë: Thuaju njerëzve që je e martuar dhe nëse përshkallëzohet, na telefono. Mos u shqetëso, gjithçka do të jetë mirë”, shtoi ajo.

Ajo pretendon se dërgoi 59 dokumente tek autoritetet e Zelandës së Re duke kërkuar një kthim urgjent, por kërkesa e saj u refuzua.

Ndërsa ajo pret një vendim përfundimtar nëse mund të kthehet apo jo, të qenit shtatzënë në Afganistan “mund të jetë një dënim me vdekje”.

Bellis tha se kishte dashur të largohej në javën e 30-të të shtatzënisë, nga frika se vajza e saj do të vinte herët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kategorik kundër rrëzimit të qeverisë Kurti!

Story i radhës

I la të gjithë pa fjalë! Moderatori shqiptar puth të ftuarën në buzë në mes të emisionit

Të fundit nga