Detaje të reja janë zbuluar nga atentati me eksploziv ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në krahun e shoferit.
Atentatorët e kanë vëzhguar 27-vjeçarin dhe në momentin kur “Wolksvagen” nisur të lëvizë, kanë shpërthyer lëndën plasëse me telekomandë.
Sipas burimeve për News24, i riu nga Berati ka qenë i vetëm në makinë dhe nga forca e shpërthimit iu janë këputur gjymtyrët.
Ai u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën. Aleksandër Sadikaj ka qenë proceduar penalisht për tentativë vrasje.