Një shtetas është proceduar penalisht nga policia kufitare në aeroportin e Rinasit, pasi u kap me një shumë prej 17 mijë paundësh të padeklaruara.
Policia ndaloi shtetasin me iniciale D.H. ku pas kontrollit, iu gjetën 17.420 paund të cilat nuk i kishte deklaruar.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin D. H., të cilit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 420 paund, të cilat ai nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë” dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. H.