Një pacientit iu gjet granata e dorës në spitalin e Pejës.
Lidhur me këtë janë deklaruar nga ky spital.
Naim Sahiti, zëdhënës i këtij institucioni tha për Klankosova.tv se pacienti nuk ka pasur qëllime sulmi.
“Një pacienti iu ka gjetur granata në xhep. Është vërejtur nga stafi dhe është lajmëruar policia. Me rastin po merren ata. Nuk besoj se ka pasur qëllime sulmi. Personi në fjalë e ka këmbën e amputuar dhe është me halle të veta” -tha Sahiti.