Një ish-efektiv i policisë është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kuçovës. Sipas News24, mësohet se në pranga është vendosur 49-vjeçari Sokol Dardha, i cili është kapur me drogë.
Mësohet se ai është arrestuar gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” teksa i është gjetur drogë në automjetin e tij.
Policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ky shtetas ushtronte prej disa kohësh në qytet.
Në makinën e Dardhës, u gjetën 10 doza lëndë narkotike (lloji i pakonfirmuar) dhe vaj hashashi.
49-vjeçari ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997. Ai sapo ka mbërritur në ambientet e DVP Berat, ku edhe do të merret në pyetje në lidhje me aktivitetin e tij kriminal.