iu dha lamtumira e fundit veteranit te uck se haki limani 67f2a0513d63c

Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Haki Limani

April 6, 2025
1 minut lexim

Sot në Ferizaj sot u mbajt mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, i cili pas një sëmundje u nda nga jeta ditën e djeshme.

Në këtë mbledhje komemorative të pranishëm ishin qindra qytetarë, familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj.

“Duke i përcjellë ngushëllimet familjes, bashkëluftëtarëve e miqve të të ndjerit, në emër të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të pranishmëve iu drejtua, shefi i Kabinetit të Kryetarit, Albion Sherifi, Luan Jahiri – nënkryetar i OVL UÇK në Ferizaj dhe ish Komandanti i kundërajrorëve në Brigadën 138 “Agim Ramadani” dhe kolonelja Shiqer Maloku, të cilët evokuan kujtimet për të ndjerin, kontributin e tij në luftën çlirimtare, trimërinë e qëndresën që e shquante veteranin e UÇK-së, Haki Limani – Komandant Plaku, i cili ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare”, ka njoftuar Komuna e Ferizajit.

Ndërsa në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrje në këtë mbledhje komemorative, Shabi Limani, i cili gjithashtu njoftoi se varrimi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, do të bëhet ditën e sotme në Kompleksin Memorial te varrezave të veteranëve në Koshare

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shi i dendur dhe bresher aksi elbasan librazhd prrenjas shfaqet problematik me renie inertesh 67f296ec7292c
Story i mëparshëm

Shi i dendur dhe breshër, aksi Elbasan-Librazhd-Prrenjas shfaqet problematik me rënie inertesh

arsim thaci ne krye te prishtines 67f2a40b5aa1c
Story i radhës

Arsim Thaçi në krye të Prishtinës

Të fundit nga

Hapet Panairi i parë i Ekonomisë Qarkore në Kosovë

Në Prishtinë u organizua Panairi i Ekonomisë Qarkore RE-KO 2025, që shërben si një platformë për biznese, organizata dhe individë që merren me riciklimin, ripërdorimin dhe praktikat e tjera ekologjike. Përfaqësuesi nga
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë