ITSHKSH pjesë e bashkëpunimit albanologjik në trekëndëshin Tiranë-Shkup-Prishtinë

April 22, 2022
1 minut lexim

Pas disa takimeve e konsultave, sot në Tiranë u
nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të ITSHKSH, përfaqësuar
nga drejtori, Prof.dr. Skender Asani dhe Akademisë së Studimeve
Albanologjike, përfaqësuar nga Prof.dr. Luan Përzhita. Kësaj
marrëveshjeje pritet t’i bashkangjitet edhe Instituti Albanologjik i
Prishtinës.
Qëllimi i kësaj marrëveshjej është që tri qendrat tona albanologjike
të punojnë sipas një strategjie, ku si prioritet do të jenë projektet
dhe konferencat e përbashkëta me karakter gjithkombëtar. I kësaj
natyre është edhe shënimi i 50 vjetorit të drejtshkrimit të gjuhës
shqipe, me ç’rast qendrat tona albanologjike kanë afishuar disa
aktivitete që do të finalizohen me një Konferencë shkencore në muajin
nëntor në Tiranë kushtuar kësaj ngjarje tonë të madhe kulturore e
kombëtare.
Drejtori i ITSHKSH, prof dr. Skender Asani, rikonfirmoi qëndrimin e
shprehur edhe më herët për një koordinim të mirëfillt në fushën e
bashkëpunimit shkencor-albanologjik, ku do të vihen në pah specifikat
e hulumtimit dhe studimit të secilës prej qendrave tona albanologjike.
ITSHKSH tash më fuqishëm ka dalë në treg, tha Asani, andaj nevojitet
që të krijohet një infrastrukturë e mirëfillt shkencore për plasimin e
ideve e projekteve që do t’i përfaqësonin vlerat kombëtare e kulturore
të shqiptarëve edhe në arenën ndërkombëtare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MSH:Nuk do të ketë statistika ditore për Covid-19 gjatë fundjavave

Story i radhës

Qeveria lansoi Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme

Të fundit nga

ShkoLartë