ITSHKSH nga Shkupi përtërin në Tiranë parkun e Nënës Tereze

October 18, 2022
1 minut lexim

Tiranë, 18 tetor– Sot në Tiranë, në prani të kryebashkiakut Erion Veliajt, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në bashkëpunim me Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit realizoi një projekt të dakorduar javë më parë në mes të dy institucioneve. Bëhet fjalë për mbjelljen e 25 fidane në Parkun e Liqenit në Tiranë nga boçat e bredhit të dëmtuar të Nënës Tereze në Shkup,

Me këtë rast drejtori i ITSHKSH, prof dr. Skender Asani, sqaroi thelbin e kësaj ideje.

“Ne po përtërijmë 25 pesë fidane nga bredhi i dëmtuar i Nënës Tereze në Shkup, të cilin natyra e goditi, por dora e pakujdesshme e njeriut u mundua ta asgjësojë tërësisht. Megjithatë, një krim i planifikuar keq, mbeti në gjysmë të rrugës, pasi që ne arritën të sigurojmë boçat me fara nga ky bredh, prej nga do të lindin tre parqe, një këtu në Tiranë , një në Shkup dhe tjetër në Prishtinë, të cilët do të mbajnë emrin e nderuar të Nënës Terez”, tha Asani, i cili falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe drejtoreshën e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit, znj. Erinda Fino, për bashkëpunimin dhe menaxhimin me sukses të kësaj ideje.

Pasi shprehu mirënjohje për ITSHKSH dhe drejtorin Asani për kontributin e dhënë në ruajtjes së trashëgimisë së Nënës Tereze, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se Tirana tash e tutje po pasurohet edhe me 25 fidane të reja bredhi, që shprehin në praktikë idenë e komunkimit dhe bashkëpunimit në mes të njerëzve, me çka hapësirat e gjelbëra në Tiranë po marrin një dimension të ri që ndërlidhert me figurën madhore të Nënës Terze.

Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe ish deputeti dhe botuesi I Toenës , Fatmir Toçi, i cili u tregua i gatshëm të vazhdojë të luaj rolin e një ure lidhëse në mes të hapësirave tona kulturore e shoqërore, një msion ky që ai me kënaqësi po e kryen, tani edhe si bashkëpunëtor i jashtëm i ITSHKSH.
 

Image

Aktiviteti në parkun e Tiranës
Image

Aktiviteti në parkun e Tiranës

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsovska përsëri premtoi që në vitin 2023 do të ketë transport publik falas në Shkup, ndërkohë shoferët paralajmërojnë protesta

Story i radhës

Reagon Diogo Jota

Të fundit nga

ShkoLartë