Sot në ITSHKSH, në kuadër të manifestimit “Drita e
Gonxhës” u promovua libri “Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë
Terezën” (një udhëtim nëpër kohë) i autorit Zef Noka.
Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, tha se ky libër vjen si
produkt i një pune përkushtuese të studiuesit Zef Noka, i cili pas një
hulumtimi që ka bërë ka përzgjedhur shkrimet kryesore të gazetave
zvicerane kushtuar Nënës Tereze. Ai tha se Zvicra, përpos si vend i
njohuer me banka ku ruhen paratë e gjithë botës, ka ruajtur edhe një
thesar të çmuar në saje të raportimeve që kanë bërë gazetat zvicernae
për Nënë Tereze.
Nëna Tereze , para se të njihej nga vet shqiptarët, ajo u njoh e u
nderua nga të tjerët. Në Shqipërinë komuniste ajo ishte një “mollë e
ndaluar”, kurse në Jugosllavinë titiste, Nëna Tereze trajtohej si një
jugosllave me “origjinë shqiptare”, tha recenzenti i librit, Emin
Azemi, i cili vuri në dukje se të ndodhur në mes të këtyre dy
ekstremeve, shqiptarët endej dhe këndej Drinit, kishin perceptime të
ndryshme mbi Nënën Tereze dhe për rrjedhojë kjo u manifestua edhe në
vitet pasuese, kur figura e saj, dikund –dikund lartësohej , dikund
–dikund mohohej fare.
“Ky lavjerrës që lëvizte në mendësinë publike të shqiptarëve nuk
kishte arritur të formojë një perceptim të qartë e objektiv mbi këtë
figurë emblematike që shkonte përtej kufinjve kohor e hapësinor.
Nevoja për ta njohur më mirë dhe për të komunkuar me gjithë ata që
Nënën Tereze e trajtuan si personazh kronikash e intervistash
gazetareske, u shoqërua nga nj shtytje e brendshme e disa
intelektualëve shqiptarë në diasporë të cilët vendosën ura komunkimi
në mes të mediave të huaja dhe publikut shqiptar.
Në këtë dipotri duhet shikuar edhe librin “Raportimet e gazetave
zvicerane për Nënë Terezën” (një udhëtim nëpër kohë) e autorit Zef
Noka, i cili pas një hulumtimi disa vjeçar dhe duke qenë një gjurmuse
i pasionuar i arkivave zvicerane (bashkë me Albert Ramajn), ka arritur
që për lexuesin shqiptar të sjell një kronologji autentike të shtypit
të shkruar zvivceran mbi një gamë të gjerë aktivitetesh në Nënës
Tereze në Zvicër dhe jashtë saj.
Autori, i udhëhequr nga një pedantëri admiruese ka bërë “një udhëtim
në kohë”, duke shfletuar gazetat zvicerane, ku Nëna Tereze paraqitet
me të gjitha nuansat e angazhimit dhe dinamikës, si një protagoniste
aktive e ngjarjeve e udhëtimeve dhe si një figurë influente që
krijonte aty për aty situata që ndikonin drejpërdrejt në jetën e
njerëzve.
Lexuesi pasi ta ketë bërë këtë “udhëtim në kohë”, do ta ketë të qartë
se shtypi zviceran ka shërbyer si një regjistrues besnik i rrugëtimit
jetësor të Nënës Tereze, kurse autori ia ka dalë të përzgjedh shkrimet
sipas një metodologjie të larmishme zhanrore, duke filluar nga lajmi,
kronika, reportazhi e deri te komenti e intervistat e shumta”,
nënvizoi Azemi.
Kryeredaktori i revitës “Drita” dhe famullitari i Prishtinës Don
Fatmir Koliqi tha se libri “Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë
Terezën” (një udhëtim nëpër kohë) e autorit Zef Noka është një model i
mirë se si duhet studiuesit t’iu qasen mediave të cilat kanë shkruar
për Nënë Tereze. Ai me këtë rast përmendi disa korifej të mendimit që
kishin shkruar për Nënën Tereze e që ishin botuar në revistën “Drita”.
Don Fatmir Koliqi e përgëzoi autorin Zef Noka për angazhimin dhe
përkushtimin, duke shtuar se kjo gjeneratë e studiuesve duhet
mbështetur.