ITSHKSH me iniciativë të re: Nga një bredh, do të lindin tre parqe me emrin e Nënës Tereze

October 10, 2022
min lexim

Shkup, 10 tetor2022– Në kuadër të përgatitjeve për shënimin e 19 vjetorit të lumturimit të Nënës Tereze (19 tetor 2003), Departamenti për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze pranë ITSHKSH në bashkëpunim me intitucionet përkatëse në Shkup, në Prishtinë dhe Tiranë, do të bëjnë përtëritjen e fidaneve nga boçat e bredhit të dëmtuar të Nënë Tereze e cila e kishte mbjellur vet në vitin 1980 në vendin ku ishte shtëpia e saj e lindjes, në Sheshin e Shkupit.

Kjo ishte edhe arsyeja e takimit të sotëm të drejtorit të ITSHKSH , prof.dr. Skender Asani me drejtorin e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Zuhejr Rexhepi, me ç’rast u ra dakord që nga farat e bredhit të dëmtuar të mbillen pesë fidane që simbolizojnë familjen pesë anëtarëshe të Bojaxhinjve të Shkupit (Kola, Drania, Agia, Lazëri dhe Gonxhja).

“Me këtë veprim, ne si Institut, në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime”, duam të përtërijmë trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze, e cila kësaj radhe identifikohet përmes pesë fidaneve që u lindën nga bredhi i shkatërruar i Nënës Tereze, e që simbolizojnë edhe familjen pesë anëtarëshe të Bojaxhinjëve të Shkupit. Mbjellja korrespondon me shënimin e një date të rëndësishme nga jeta shpirtërore e Nënës Tereze, që ndodhi para 19 viteve, konkretisht më 19 tetor 2003, atëherë kur Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II. Prandaj, ideja është që kjo ngjarje të ketë edhe një kuptim që shkon përtej evokimit të thjeshtë, duke rreshtuar tre qytetet tona kryesore Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën në një iniciativë të përbashkët që do të kurorëzohet me përtëritjen e tre parqeve me bredha, si vazhdimësi e bredhit të dëmtuar të Nënë Tereze. Këto parqe do të mbajnë emrin e saj dhe me këtë ne si Institut duam të përçojmë kauzat humane e civilizuese të Nënë Tereze, e cila na porosite që asnjëherë të mos pushojmë në përhapjen e dashurisë dhe mirëkuptimit në me të njerëzve, pa dallim përkatësinë e tyre etnike, fetare e racore”, tha Asani pas takimit me drejtorin e NP “Parqe dhe Gjelbërime”.

Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Zuhejr Rexhepi, u zotua se do të ndërmerren të gjitha masat që kjo iniciativë e ITSHKSH-së të kurorëzohet me sukes, ndërkohë që ITHKSH me qëllim të konzervimit të rrënjëve nga bredhi i cunguar i Nënë Tereze, do ti dërgojë një elaborat Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe të njëjtat do të përdoren si shenjë identifikimi e vendodhjes së shtëpisë së lindjes së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze.

Image

Skender Asani

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski propozon uljen e pagave në ndërmarrjet publike

Story i radhës

Një gjykatë në Holandë thotë se është e paligjshme përgjimi i punonjësve

Të fundit nga

ShkoLartë