Ithtarët e Enver Hoxhës i thurin lavde diktatorit në 37-vjetorin e vdekjes: Ndërtoi Shqipërinë nga e para, sot s’mbajnë dot 2 mln shqiptarë

April 11, 2022
1 minut lexim

11 prilli shënon 37 vite nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha. Në këtë përvjetor, ata pak anëtare të Partisë Komuniste Gjirokastër kanë shkuar pranë ambjenteve të shtëpisë së Enver Hoxhës, e cila po restaurohet.

Nostalgjikët e Enverit kanë shprehur mallin e tyre për kohën e dikurshme dhe diktatorin.

“Enver Hoxha ishte udhëheqësi i LANÇ, i cili doli fitimtar me kampin antifashist botëror me udhëheqjen e Stalinit të madh, tërë jetën e tij qëndroi në kampin e paqes të gjithë popullit. Ishte figura më e madhe në Europë dhe Ballkan që i qëndroi socializmit për të arritur majën më të lartë të komunizmit. Enver Hoxha ngriti një Shqipëri nga e para, ndërtoi hidrocentrale, bonifikoi fusha, siguroi një fuqi punëtore, siguroi arsim dhe shëndetësi falas. I dha lirinë dhe pavarësinë e vërtetë Shqipërisë siç ka thënë dhe Fan Noli i madh. Siç ka thënë dhe De Goli se lavdia shkon te ai që nuk e kërkon dhe akush më shumë se Enver Hoxha e meriton atë. Sot nga kapitalizmi, fuqia punëtore ka marrë arratinë jashtë shtetit. Ky sistem nuk po mban as 2 mln shqiptarë, Enver Hoxha i bëri nga 800 mijë në 4 milionë, të gjithë të punësuar.”

Çdo përvjetor i diktatorit Hoxha kujtohet çdo vit nga ata pak nostaligjikë të mbetur në Gjirokastër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ruskovska për Zekirin: Nuk ka kalkulime politike, dëmi është rreth 57 milionë denarë

Story i radhës

Sllovakia mohon se pajisjet e dërguara në Ukrainë janë shkatërruar

Të fundit nga

ShkoLartë