Italianët protestojnë kundër rritjes së çmimeve

min lexim

“Nuk i paguaj faturat” apo “Nuk kam më asnjë euro për gjysmën tjetër të muajit”. Me slogane të tilla italianët protestuan kundër çmimeve rekord të gazit dhe elektricitetit, mes rritjes së kostove të jetesës në vend.

Protestuesit kërkuan ulje të çmimeve, rritje pagash dhe më shumë mbështetje për familjarët, në mënyrë që t’i mbrojnë nga kostot e larta të energjisë.

“Njerëzit po fillojnë të ndjejnë rritjen e çmimeve në faturat e tyre. Për segmentin më të dobët të popullisë që ka rrogat më të ulta, ky po bëhet një problem shumë serioz”, thotë një nga protestuesit.

Çmimet e larta të energjisë, të nxitura nga lufta në Ukrainë, kanë shtuar presionin ndaj qeverive rreth Europës. Bashkimi Europian, që më parë mbështetej tek Rusia për rreth 40% të gazit, po përpiqet të shkëpusë varësinë nga Moska.

Importues të mëdhenj si Gjermania dhe Italia kanë gjetur burime alternative dhe po mundohen të krijojnë rezerva përpara dimrit që premton të jetë i vështirë, mes çmimeve stratosferike dhe ndërprejes së energjisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Paralajmërimi i fortë nga Shkupi: Dalim nga “Ballkani i hapur” nëse dëmtohet Kosova

Story i radhës

Operacioni në Shkodër/ Shkon në 33 numri i të arrestuarve, sekuestrohet kokainë, hashash, armë e para

Të fundit nga