Turistët italianë nuk dinë të ndalen.
Pas rastit të një restoranti në Berat, ku 4 turistë nga Italia ikën pa paguar faturën, disa të tjerë janë bërë protagonistë mesditën e sotme.
Në një lokat në qytetin bregdetar, 2 vajza, turiste italiane, kanë marrë një sasi të konsiderueshme kartmonedhash euro, së paku sipas asaj që thotë kamarieri i lokalit.
Kjo është zbuluar nga kamerat, ndërsa pronari ka kërkuar që paratë që kanë marrë t’i dorëzojnë pranë rajonit të policisë ose tek lokali.