Italia shpall alarmin e kuq në 17 qytete pasi një tjetër valë e të nxehtit pritet të mërkurën

August 21, 2023
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka lëshuar një alarm të kuq për 17 qytete pasi një tjetër valë e të nxehtit pritet të godasë pjesën më të madhe të vendit duke filluar nga e mërkura, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve ANSA, ministria këshillon që italianët, madje edhe të rinjtë dhe personat e shëndetshëm, të qëndrojnë brenda nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Qytetet me flamur të kuq përfshijnë zona të mëdha metropolitane si Roma, Bolonja, Firence dhe Torino.

Kjo do të jetë vala e tretë e madhe e të nxehtit në Itali që nga mesi i muajit korrik.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ndryshimet e Ligjit për paga dhe ulje e pagave të funksionarëve për 78%” – LSM deri te Kuvendi

Story i radhës

“Së bashku në Evropën e Madhe”/ Rama: Kërcënimet kundër integritetit të Malit të Zi dhe RMV-së, të rrezikshme dhe të papranueshme

Të fundit nga

ShkoLartë