Italia ka sekuestruar pronën me vlerë 105 milionë euro (87.7 milionë £) në pronësi të ish-pilotes rus të Formula 1, Nikita Dmitrievich Mazepin dhe babait të tij oligark.
Operacioni i policisë kishte në shënjestër një vilë – të njohur si Rocky Ram – që ndodhet në veri të ishullit të Sardenjës.
Kjo është pjesë e përpjekjeve më të gjera që synojnë penalizimin e rusëve të pasur të lidhur me presidentin Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës nga vendi.
Mazepin – i cili u shkarkua në mars nga ekipi F1 në pronësi të SHBA-së, Haas – është përfshirë në një listë sanksionesh të BE-së së bashku me babain e tij, Dmitry, i cili është përshkruar si një anëtar i rrethit më të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin./M.L.