​Italia paraqet planin për të arritur paqen në Ukrainë

May 21, 2022
1 minut lexim

Italia ka zhvilluar një plan për një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë, sipas ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Qëllimi i parë është ndalimi i luftimeve në disa rajone, pasuar nga një armëpushim, një negociatë neutraliteti dhe, së fundmi një marrëveshje paqeje.

“Ajo që na duhet tani është një kundërofensivë diplomatike”, tha Di Maio për gazetën italiane “La Stampa”, duke theksuar nevojën për një përpjekje të përbashkët ndërkombëtare.

“Plani u përgatit nga diplomatët dhe qeveria italiane dhe iu paraqit negociatorëve të grupit G7 të vendeve të industrializuara”, tha Di Maio.

Di Maio foli gjithashtu me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Ministri i Jashtëm italian, megjithatë, u shpreh pesimist për situatën aktuale në lidhje me negociatat me Rusinë. “Nuk dua të dukem si një person që parashikon fatkeqësi, por nuk shoh ndonjë negociatë në horizont”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

5 shenjat e horoskopit që mezi i shprehin ndjenjat dhe emocionet

Story i radhës

Merr flakë ruloti me targa portugeze në aksin Levan-Tepelenë

Të fundit nga

ShkoLartë