Italia sot është nikoqire e autoriteteve ukrainase për një konferencë dypalëshe mbi rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë njoftoi se qëllimi i ngjarjes në Romë është të dëgjojë autoritetet ukrainase se çfarë u nevojitet në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë për të rindërtuar atë që është shkatërruar në luftën me Rusinë, që vazhdon tashmë mbi 14 muaj.
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, tha se është një proces që “duhet të fillojë pa pritur përfundimin e luftës”.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë shumë zyrtarë të lartë italianë dhe ukrainasë, përfshirë kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal.
Zyrtarë të tjerë të lartë që marrin pjesë përfshijnë ministrin italian të Transportit dhe Infrastrukturës, Matteo Salvini, ministrin italian të Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, si dhe ministrin ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba dhe ministren italiane të Ekonomisë, Yulia Svyrydenko.
Ministria italiane njoftoi se në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe anëtarë të komunitetit të biznesit ndërkombëtar dhe financiar.