Parlamenti i Italisë ka ndaluar çiftet që të udhëtojnë jashtë vendit për të pasur një fëmijë nëpërmjet nënës surrogate, një lëvizje e mbrojtur nga partia e kryeministres Giorgia Meloni, me aktivistët që thonë se ligji synon partnerët e së njëjtës gjini.
Nëna surrogate është gruaja që mbetet shtatzënë zakonisht me inseminim artificial ose me implantim kirurgjik të një veze të fekonduar me qëllim të mbartjes së fetusit për një grua tjetër.
Qe nga marrja e detyrës në vitin 2022, Meloni ka ndjekur një agjendë sociale shumë konservatore, duke kërkuar të promovojë ato që ajo i konsideron vlera tradicionale familjare, duke e bërë më të vështirë për çiftet LGBTQ që të bëhen prindër të ligjshëm.
Dhoma e Lartë e Senatit miratoi ligjin e propozuar nga partia e Meloni-t “Vëllezërit e Italisë” me 84 vota pro dhe 58 kundër.
Ligji u miratua tashmë nga Dhoma e Ulët vitin e kaluar. Ligji shtrin një ndalim të nënës surrogate tashmë të vendosur në Itali qe nga viti 2004 për ata që shkojnë në vende si Shtetet e Bashkuara ose Kanadaja, ku është e ligjshme. Ai parasheh dënime me burg deri në dy vjet dhe gjobë deri në një milion euro.
Dje, protestuesit u mblodhën pranë senatit për të shprehur zemërimin ndaj projektligjit, duke thënë se qeveria po sulmon komunitetin LGBTQ dhe po dëmton ata që duan të kenë fëmijë, pavarësisht faktit se lindshmëria në vend po bie.
Instituti Kombëtar i Statistikave të Italisë ISTAT njoftoi në mars, se numri i lindjeve ra në një nivel të ulët rekord në 2023 – rënia e 15-të radhazi vjetore.
Burimi: botasot.info