Italia “lëkundet” nga 3 tërmete të njëpasnjëshme, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

December 8, 2022
1 minut lexim

Ditën e sotme tre tërmete të njëpasnjëshme kanë “shkundur” Italinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Mesdhetare, e cila thotë se epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë në Italia Qendrore.

Gjithashtu bëhet me dije se magnituda e tërmetit të parë ka qenë 2.7 Rihter, e tërmetit të dytë 3.0 dhe e tërmetit të tretë 4.0 Rihter.

Mediet në Itali raportojnë se nuk ka pasur dëme materiale, ndërkohë bëhet me dije se të tre tërmetet janë regjistruar nga ora 05:30 deri në orën 07:08 të mëngjesit të sotëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Meta lançon avatarët Bitmoji në WhatsApp

Story i radhës

Rrëfimi prekës i Princit Harry për nënën: Kishte gjithmonë stres

Të fundit nga

ShkoLartë