​Italia heq maskat e detyrueshme në ambiente të hapura

February 8, 2022
1 minut lexim

Qeveria italiane hoqi sot detyrimin për bartjen e maskave në ambiente të hapura për shumicën e situatave, në përgjigje të një situate më të mirë me pandeminë koronavirus, duke shtuar se synon të rrisë numrin e spektatorëve që mund të hyjnë në stadiume.

Sipas rregullave të reja të shpallura nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, nga 11 shkurti deri në të paktën 31 mars, maskat do të barten vetëm në zona të mbushura me njerëz ose në vende publike.

Më parë, Speranza dhe ministrja e sportit Valentina Vezzali thanë se qeveria synon të rrisë gradualisht numrin e spektatorëve në stadiumet sportive nga 1 marsi.

Ministrat thanë në një deklaratë se nga ajo datë ata synojnë të rrisin kufirin në 75 për qind të kapacitetit për stadiumet e hapura dhe në 60 për qind për ato ku luhen lojëra të mbyllura. Kufijtë aktualë janë 50 për qind e kapaciteteve dhe 35 për qind.

Javët e fundit, numri i rasteve të reja dhe numri i shtrimeve në spital në Itali ka ardhur në rënie, por numri i vdekjeve mbetet i lartë – midis 300 dhe 450 në shumicën e ditëve.

Të martën, Italia pati 101.864 raste të reja me koronavirus dhe 415 vdekje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Vëzhguesit e Kremlinit zbulojnë shenja se Putini dëshiron të zbusë krizën në Ukrainë

Story i radhës

Pezullohet projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës

Të fundit nga

ShkoLartë