italia frikesohet se moda industria farmaceutike e ushqimore do te goditen rende nga tarifat e e reja te trumpit 67ed0d2104c6e

Italia frikësohet se moda, industria farmaceutike e ushqimore do të goditen rëndë nga tarifat e e reja të Trumpit

April 2, 2025
1 minut lexim

Efekti i tarifave të SHBA ndaj kompanive italiane do të jetë masiv – me modën, industrinë farmaceutike dhe atë ushqimore si sektorët më të prekur, tha të mërkurën kreu i lobit kombëtar të industrisë, Confindustria. Ai bëri thirrje që Europa të negociojë me presidentin amerikan Donald Trump për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm dhe paralajmëroi se Kina do të përfitonte.

Do të duhet të vlerësojmë me shumë kujdes [efektet] e tarifave që do të shpallen nga Trump. Ekziston një rrezik për Italinë, Qendra jonë e Kërkimeve po e kuanitifikon ndikimin, i cili do të jetë masiv”, tha Emanuele Orsini për gazetën La Stampa, siç shkruajnë Reuters e The Guardian.

Orsini tha se bizneset me eksporte më të larta – si sektori farmaceutik, industria e modës dhe ushqimore, si dhe makineritë e prodhimit – do të ishin ato më të prekura.

Ai gjithashtu paralajmëroi se nëse “Europa vazhdon ta ushqejë përplasjen e saj me SHBA-në, Kina do të përfitojë prej saj” dhe shprehu shpresën që Bashkimi Europian të mbetet i bashkuar në qasjen ndaj SHBA-së.

Orsini shtoi se shpreson që sipërmarrësit italianë të mos fillojnë ta konsiderojnë zhvendosjen e prodhimit jashtë vendit si pasojë e tarifave të reja.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ancelotti po e konsideron largimin nga real madridi per kater arsye 67ed099c169f9
Story i mëparshëm

Ancelotti po e konsideron largimin nga Real Madridi për katër arsye

spitali i prizrenit thekson rendesine e mbeshtetjes per personat me autizem 67ed0dd362fb9
Story i radhës

Spitali i Prizrenit thekson rëndësinë e mbështetjes për personat me autizëm

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë