Italia fiton 5-2 kundër Maqedonisë në Romë

Italia ka marrë një fitore në shtëpi me shifrat 5-2 ndaj Maqedonisë të Veriut. Italia shënoi tre gola që në pjesën e parë, madje edhe humbi një penallti. Për të kaltërit e Spallettit shënuan Darmian, Raspadori, El Sharaawy dhe Chiesa dy herë.

Në të dytën, maqedonasit shënuan dy herë me Atanasov, duke i vendosur në vështirësi italianët. Me këtë fitore, Italia renditet tashmë në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa ka edhe një ndeshje të fundit për të luajtur.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Kualifikimi në Euro 2024, Gjermania uron Shqipërinë

Story i radhës

Stoltenberg do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme

Të fundit nga