Italia është e hapur ndaj sanksioneve të reja kundër individëve që mbështesin terrorizmin pas sulmit iranian ndaj Izraelit

Italia, e cila mban presidencën e radhës të G7, është e hapur ndaj sanksioneve të reja kundër individëve të angazhuar kundër Izraelit pas sulmit me dron dhe raketë iraniane, ka thënë ministri i saj i jashtëm.

“Nëse ne duhet të kemi më shumë sanksione për njerëzit e angazhuar qartësisht kundër Izraelit, duke mbështetur për shembull terrorizmin, duke mbështetur Hamasin, është e mundur ta bëjmë këtë,” u tha gazetarëve Antonio Tajani, raporton SKy news, transmeton “Bota sot”.

“Por ne duhet të jemi shumë seriozë dhe të punojmë të gjithë së bashku”.

Udhëheqësit e G7 kanë dënuar njëzëri sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe kanë kërkuar “përmbajtje” nga të gjitha palët për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në rajon.

Ata folën si pjesë e një takimi të jashtëzakonshëm të thirrur nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni në vazhdën e sulmeve të paprecedentë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kontrata afër skadimit, Modric nuk ka vendosur ende për të ardhmen

Story i radhës

Sot moti i vranët dhe me intervale me diell

Të fundit nga