Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi muajin e kaluar se do të dërgojë pesë policë të specializuar në luftën kundër terrorizmit në Katar për të siguruar vendin gjatë Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Ministrat e mbrojtjes së Italisë dhe Katarit nënshkruan marrëveshje për bashkëpunimin në mbrojtje në përgatitjen e Botërorit “Katar 2022” në muajin nëntor,.
Ceremonia për nënshkrimin e marrëveshjes u mbajt në kryeqytetin italian, dhe vjen pas shumë marrëveshjeve të ministrit të mbrojtjes së Katarit me ministrat e tjerë të mbrojtjes së vendeve tjera vetëm për ta bërë një turne sa më të sigurt.
Po ashtu, ministri i ekonomisë së Zvicrës ka treguar se ka finalizuar marrëveshje me Katarin për t’i shitur sistemin e mbrojtjes ajror Katarit për një shumë afro 163 milionë euro. Sistemet do të përdoren për mbrojtjen e stadiumeve gjatë Kupës së Botës në nëntor të këtij viti.
NATO gjithashtu ka njoftuar së fundmi se do të ndihmojë Katarin me masat e sigurisë gjatë Kupës së Botës, si pjesë e bashkëpunimit të ngushtë të aleancës me Dohan.