Italia diskuton çështjen e migracionit të parregullt me Haftarin, liderin e forcave në lindje të Libisë

May 5, 2023
1 minut lexim

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është takuar me Khalifa Haftarin, liderin e forcave të armatosura në lindje të Libisë, transmeton Anadolu.

Agjencia italiane ANSA në lajmin e saj që e bazon në burime të besueshme, thekson se Meloni zhvilloi një takim prej dy orësh në Romë me Haftarin.

Në takim fokusi ka qenë mbi ardhjet e emigrantëve të parregullt, numri i të cilëve është rritur kohët e fundit drejt Italisë.

Siç njoftohet, kryeministrja Meloni ka konfirmuar mbështetjen për procesin e zhvilluar nga Kombet e Bashkuara për të çuar Libinë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare deri në fund të këtij viti.

Haftar, lideri i forcave të armatosura në lindje të Libisë, gjatë takimeve të tij në Romë, krahas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, u takua me edhe me ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto dhe ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi.

Bëhet e ditur se çështja kryesore edhe në takimin e Haftarit me Crosetton dhe Piantedosin ka qenë fluksi i migrimit të parregullt kundrejt Italisë përmes Libisë. Ndërkohë, në takim është trajtuar gjithashtu edhe stabiliteti i Libisë.

Shtypi italian shkroi se vizita e Haftarit u realizua në një kohë kur është rritur në mënyrë serioze numri i emigrantëve të ardhur në vend përmes rrugëve detare nga Afrika e Veriut.

Në lajmet dhe komentet e paraqitura më parë në shtyp, ishte theksuar se në ardhjet e emigrantëve të parregullt është rritur numri i anijeve me emigrantë të cilat nisen nga Tunizia dhe zona Cyrenaica në Libi e cila kontrollohet nga Haftari.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane, gjatë periudhës 1 janar-4 maj 2023, numri i emigrantëve të parregullt që kanë arritur në Itali duke kaluar detin është 42.405. Ndërkaq, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shifër ka qenë 11.226.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MIT-i neutralizon të ashtuquajturin oficer logjistike të forcave speciale të organizatës terroriste PKK/KCK

Story i radhës

Belgjikë, arrestohen 7 persona nën dyshimin për planifikim të një sulmi terrorist

Të fundit nga

ShkoLartë