Një informacion i ri është shfaqur në lidhje me çështjen e futbollistit të Ekuadorit, Bajron Kastijo, i cili sipas dokumenteve të dala nga “Marca” disa javë më parë, theksonin se ai ishte në të vërtetë kolumbian.
Avokati i Kilit, Eduardo Karlezo, në një konferencë për mediat prezantoi hetimet e reja, ku binte në sy certifikata e pagëzimit dhe raportimi i regjistrimit shëndetësorë të Kastijos, që tregojnë se ai është në të vërtet një kolumbian.
Nga ana tjetër, Ekuadori i ka dhënë një përgjigje FIFA-s për këtë çështje, e cila do ta japë vendimin përfundimtar në datën 10 qershor.
Kili, por edhe Italia, janë gjithashtu në pritje të këtij vendimi, për të shpresuar ende për një vend në Kupën e Botës.